Skip to content

Ushtronin prostitucion në banesën e marrë me qira/ Arrestohen dy të reja, banuese në Kazakistan dhe Turqi (VIDEO)

policia fier

Dy shtetase të huaja, njëra nga Kazakistani dhe një tjetër nga Turqia janë arrestuar nga policia. Sipas policisë, këto dy shtetase ushtronin prostitucion në banesën e marrë me qira në Fier. Gjithashtu gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Njoftimi i plote:

Goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.