Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një  37-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 41-vjeçar për veprën penale “dhunë në familje”.

Dy shtetasit banues në fshatin Grudë e Re dhe Dom kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 41 vjeç, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re