Skip to content

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, vihen në pranga dy persona

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Të arrestuar janë; S. S., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe A. S., 48 vjeç, banues në Peqin

“Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin S. S., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 48 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

“”