Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për dhembjet e fytit.
Mirëpo, nuk duhet tepruar me këtë “eliksir”, sepse mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.
Dhembjet e fytit janë dukuri e shpeshtë e vjeshtës. Mirëpo nëse çdo mëngjes e shpëlani me ujë në të cilin do të qitni një lugë të vogël uthull molle, ky problem do të mund të eliminohet në çast. Dhe jo vetëm ky problem.
Uji i vakët me një lugë të vogël mjaltë dhe dy lugë të vogla uthull molle në lukth të zbrazët – melhem për shumë “plagë”.
Kjo pije rekomandohet në rastin kur metabolizmi ju është i ngadalësuar, presioni i gjakut i lartë apo qarkullimi i dobët.

Uthulla e mollës është e pasur me kalium, andaj u bën mirë muskujve dhe nervave, zvogëlon dhembjen e kokës, por është e shkëlqyeshme edhe për punë të papenguar të zemrës.
Mirëpo, mos harroni një gjë të rëndësishme – kujdes të mos e teproni me këtë “eliksir”. Sepse, në qoftë se çdo ditë e fusni në organizëm, mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve.
Prandaj, ekspertët këshillojnë që pijen me uthull ta pini nëpërmjet gypit të hollë dhe menjëherë t’i lani dhëmbët, meqenëse kështu do të ruani zmaltin dhe buzëqeshjen e bukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re