Përdorimet e uthullës së mollës nuk duhet të kufizohen vetëm në kuzhinë, sepse prej enzimave aktive të saj mund të përfitoni shumë më shumë.

Kemi shkruar për dobitë shëndetësore të kësaj pije, për përdorimet kozmetike të saj, por më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet t’i zhysni këmbët në një legen ku keni shtuar uthull molle.

*Uthulla e mollës është e njohur për vetitë e saj anti inflamatore dhe nëse keni dhimbje këmbësh, fryrje apo enjtje, ajo që duhet të bëni është t’i zhysni këmbët në një legen me uthull molle.

Raporti duhet të jetë një me dy: uthull- ujë dhe në këtë përzierje t’i mbani këmbët për 20 deri në 30 minuta.

Largon erën e pakëndshme

Në një legen me ujë hidhni sodë buke dhe uthull molle dhe zhytini këmbët për 30 minuta. Pasi t’i keni shpëlarë këmbët do t’i ndjeni të freskëta.

Trajton infeksionet fungale. Thjesht përzieni gjysmën e një filxhan uthull molle me dy lugë kripë Epsom dhe shtojeni në një legen me ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët në të për 10 minuta çdo ditë. Kjo përzierje do të “vrasë” baketeret që mund të shumohen në lëkurën e këmbëve tuaja dhe do të trajtojë problemet me mykun e thonjve.

Trajton lëkurën e thatë

Një mënyrë për të rigjenruar lëkurën e këmbëve është t’i zhysni në një legen me ujë të ngrohtë ku keni tretur një filxhan me uthull molle.

Mund të trajtojë kallot

Natyra acidike e uthullës së mollës mund të trajtojë problemet me lëkurën si kallot apo mykun. Mund t’i zhysni këmbët në një legen me uthull molle të bardhë ose mund të lagni një copë me uthull molle ta vendosni mbi kallo e ta lini përgjatë gjithë natës.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re