Thana është një nga frutat më të bukur dhe më të shëndetshëm të Shqipërisë.
Ky frut kokërrkuq shumë popullor në vendin tonë, përdoret për përgatitjen e reçelit, shurupit apo rakisë.

Por banorët e veriut të Shqipërisë kanë një recetë karakteristike dhe unike: uthulla e thanës!
Uthulla e bërë në kushte shtëpie ka një recetë të veçantë. Kokrrat e thanës lihen të fermentohen në ujë për 30 deri në 40 ditë.

Kjo recetë shumëvjeçarë akoma ndiqet me përpikmëri në zonat e veriut të Shqipërisë. Vendasit shprehen se uthulla e thanës ka vlera fantastike shëndetësore.
Sipas tyre, një gotë e vogël me uthull molle e kombinuar me sheqer konsumohet për shëndet të mirë dhe për parandalimin e sëmundjeve.

Kjo uthullë përdoret si një pije e përditshme. Ajo përdoret në gatim por edhe në plotësimin e sallatave të ndryshme.
Procedura e përgatitjes së saj është shumë e ngjashme me atë të uthullës së mollës ndaj mund të ndiqni të njëjtën recetë nëse doni ta përfitoni në kushtet e shtëpisë.

Shumë konsumatorë e pijnë uthullën e thanës kur kanë dhimbje stomaku. Në mëngjes ajo mund të pihet e shoqëruar me mjaltë ose me ujë të ëmbël.
Një sasi prej 20-30ml uthull thane në një gotë me 200 ml ujë është një dozë e rekomanduar mirëbërëse.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re