Uzbekistani rifilloi dërgesat e energjisë elektrike në Afganistan, të cilat i pezulloi pas ndërprerjes së energjisë elektrike në rajon më 25 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Energjisë së Uzbekistanit, thuhet se Uzbekistani ndaloi përkohësisht dërgesat e energjisë elektrike në Afganistan më 25 janar për shkak të ndërprerjes në Sistemin e Unifikuar të Energjisë të Azisë Qendrore.

Në deklaratë theksohet se dërgesat e pezulluara të energjisë elektrike kanë rifilluar.

Ndërprerja që ndodhi në Kazakistan më 25 janar, shkaktoi një ndërprerje të njëkohshme të energjisë elektrike në Kirgistan dhe Uzbekistan, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën përmes Sistemit të Unifikuar të Energjisë të Azisë Qendrore dhe lanë 30 milionë njerëz në rajon pa energji elektrike.

Si rezultat i kësaj, u pezullua transporti i metrosë, tramvajit dhe fluturimi në qytetet e mëdha, veçanërisht në Tashkent, Almaty dhe Bishkek. Gjithashtu, fabrikat dhe bizneset e mëdha ndaluan aktivitetin e tyre dhe u shfaqën probleme me ujin, gazin natyror dhe ngrohjen në qytetet e mëdha.

Uzbekistani eksporton në Afganistan mesatarisht 5-6 miliardë kilovat-orë energji elektrike në vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re