Skip to content

Uzbekistani miraton ligjin e ri mbi fetë

Uzbekistani ka miratuar një ligj mbi “lirinë e ndërgjegjes dhe institucioneve fetare”, i cili zgjeron liritë fetare në këtë vend.

Sipas një deklarate nga Zyra Presidenciale e Shtypit, ligji hyri në fuqi pasi u nënshkrua nga presidenti Shavkat Mirziyoyev.

Sipas ligjit, procesi i regjistrimit zyrtar të institucioneve fetare dhe organizatave që ofrojnë edukim fetar u thjeshtua.

Ligji i ri, që shfuqizoi kërkesën për të marrë miratim nga prijësit e lagjeve për krijimin e institucioneve fetare ose shoqatave, numrin e nënshkrimeve të kërkuara për krijimin e tyre u ul nga 100 në 50.

Sipas ligjit, ndalimi i veshjes së rrobave fetare në publik, të tilla si shamia, gjithashtu u revokua.

Përveç kësaj, ligji rregullon marrëdhëniet midis çështjeve të lidhura me shtetin dhe fesë pasi shteti garanton bashkëjetesën paqësore të të gjithë përfaqësuesve të fesë në vend.​​​​​​