Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë pasi nuk kanë një reagim nga qeveria për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe për rifillimin e punës. Kjo është dita e 13 ndërsa dhjetë grevistë vijojnë të jenë të ngujuar brenda uzinës.

Në hyrje të portës është vendosur pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”.  Ndërkohë, në mbështetje të grevistëve kanë ardhur naftëtarë të tjerë që qëndrojnë jashtë dhe cdo moment shtohen.

Ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

Ndërkohë naftëtarët thonë se greva e tyre nuk do të ndalet dhe përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re