Ndërkohë që sezonet futbollistike për ekipet e para dhe po ashtu edhe moshat dhe ky moment preferohet nga disa skuadra edhe për miqësore. Kështu kanë vepruar edhe dy skuadra të reja në qarkun tonë Osumi dhe Uznova.

FK Osumi është skuadra më e qarkut që është duke u ndërtuar nga Bashkia Urë Vajgurore me trajner ish futbollist, si: Dashnor Dume, Mario Mema dhe Albano Kora. Synimi është ndërtimi i skuadrave dhe pjesëmarrja në kampionate nga moshat dhe deri tek ekipi i parë.

Në krahun tjetër FK Uznova është një ekip i ri i ndërtuar nga trajnerët: Julian Çala dhe Ervis Shpata vetëm për moshat e ulta.

Ndeshjet miqësore janë luajtur në fushën sportive të Urës Vajgurore, ku secila prej skuadrave do të fitoj nga një ndeshje sipas grupmshave. Uznova ka fituar ndeshjen e U11 ndërsa Osumi ka fituar në atë U13.

Ndërsa skuadra e Osumit ka përfituar për të zhvilluar takime miqësore edhe ndaj skuadrave të moshave të Roskovecit./Berati.TV

Osumi U13 – Uznova U13    6-4

Osumi U13 – Uznova U13    0-1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re