Kampionati kroat ka nisur sot pjesën e dytë të sezonit dhe menjëherë Myrto Uzuni bëhet protagonist. Ishte sërish titullar përballë Inter Zapresiç dhe këtë herë me fanellën e re me numër 7. Ndeshja do të vendosej vetëm në fundin e saj dhe ai që e bën është sulmuesi beratas. Radonjiç vertikalizon për Uzunin në minutën e 81’ dhe pasi tentative e parë grushtohet nga Matkoviç, përplaset në traversë dhe përfundon sërish në këmbët e Uzunit që pranë portës nuk gabon.

Në fundin e ndeshjes Lokomotiva dyfishon me 11 metërshin e shënuar nga Ivanuseç duke barazuar Osijek dhe Rijeka në luftën për vendin e dytë me Dinamon e Zagrebit tashmë të pakapshme në krye.

Ky ishte goli i parë zyrtar për Uzunin në vitin 2019 duke realizuar kështu golin e pestë sezonal dhe mbetet pikë referimi për Lokomotivën në garën europiane./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re