Myrto Uzuni është kthyer në një lider tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit edhe ndeshja e fundit e tregoj këtë. Beratasi ka shënuar një gold he ka asistuar golin tjetër për të qënë pikërisht ai lojtari kyç në këtë fitore ndaj një rivali, si Hajduku i Splitit.

Ky ishte goli i dytë për futbollistin që së fundmi është bërë pjesë edhe e kombëtares shqiptare duke treguar se është një ndër futbollistët më në formë të kombëtares tonë dhe me më shumë minuta në këmbë.

Me këtë fitore Lokomotiva mbron vendin e tretë në distancë pesë pikë nga kryesuesit e Dinamos. Në fund trajneri i jep pak lavdi Myrtos me zëvendësimin që merr edhe duartrokitjet e publikut./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re