Myrto Uzuni është futbollisti beratas më i mirë i momentit dhe pas sezonit të mirë në Kategorinë e Superiore me fanellën e Laçit ai u transferua drejt Kroacisë tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Dje ai ka luajtur ndeshjen e katërt si titullar me fanellën e Lokomotivës nga të cilat tre në kampionat dhe një në Kupë.

Deri tani Uzuni është duke bërë një paraqitje të mirë dhe ndeshjen e fundit ndaj Goricës ai ka shënuar edhe golin e parë me skuadrën e re. në këtë ndeshje Uzuni i ka bërë të gjitha duke qënë protagonist në të tre golat. Në rastin e golit të parë ai ishte afër Kastratit por ishte futbollisti i Kosovës ai që shënon. Ndërsa në minutën e 70’ ai shënon një supergol duke dyfishuar shifrat dhe festoon duke bërë shqiponjën ndoshta edhe një sinjal për Panuçin. Në fund ai jep edhe asistin për golin e tretë të sfidës të shënuar nga Haliloviç.

Me këtë fitore Lokomotiva ngjitet në vendin e dytë me vetëm dy pikë larg Dinamos dhe në tre ndeshjet e Lokomotivës me Uzunin në fushë vetëm fiton. Kështu Uzuni jo vetëm që është kthyer në një pikë kyçe por edhe hajmali për skuadrën

Ndërkohë në fundin e ndeshjes ai ka dhënë një një intervistë për faqen zyrtaren të klubit ku ai shprehej i lumtur me këtë eksperiencë  dhe se ajo që pret është thirrja nga Kombëtarja./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re