Kroacia është toka e talenteve porn ë këtë sezon aty shkëlqeu edhe talenti më i madh i Beratit në vitet e fundit, Myrto Uzuni. Ai ia doli të ishte pjesë e formacionit të zbulimeve në këtë sezon në Kroaci publikuar në ‘’24sata.hr’’. Ky është një tjetër vlerësim për sulmuesin  e Lokomotivës së Zagrebit në sezonin e tij të parë në Kroaci.

Ndërkohë është bërë pjesë e këtij formacioni edhe mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli, i cili është pjesë e Hajduk Split. Ndërkohë për futbollistët e përfshirë në këtë formacion ka pasur edhe një vlerësim ku për Uzunin vlerësimi ishte i tillë:

UZUNI (23 vjeç) – “Garanci e dhënë nga Besnik Prenga dhe rreth 350 mijë euro të paguara për kartonin e tij te skuadra e Laçit në Superiore. Një goditje e vërtetë”. Vlerësim pozitiv për beratasin, i cili në sezonin e tij të parë në Kroaci ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë 8 asiste. Shifra mjaft të mira. Mes të tjerash vihet në dukje kombinimi perfekt me Dejan Radonjiç, i cili i krijon mjaft hapësira Uzunit si sulmues i dytë. 29 ndeshje në kampionat për anësorin, ndërkohë që u bë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe ka luajtur 5 sfida me fanellën kuqezi.’’/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re