Ndërkohë që sezoni për të në Kroaci ka nisur me Lokomotivën e tij, Myrto Uzuni vazhdon të ‘’mbetet’’ në merkato. Pasi u përfol për disa skuadra që kërkonin shërbimet e tij në fillimin e qershorit tashmë është “Panorama Sport” që zbulon të ardhmen e beratasit.

Sipas asaj që e përditshmja sportive raporton është skuadra e Majorkës që interesohet për shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare. Skuadra e cila arriti të siguroj rikthimin në La Liga po ndërton skuadrën për të përballuar një ndër kamionatet më të rëndësishëm në botë dhe beratasi shihet, si një element i mirë për skuadrën e tyre. Skuadra ishullore spanjolle e drejtuar nga Visente Moreno mësohet se është në bisedime me klubin kroat të Lokomotivës për të afruar shqiptarin.

Uzuni bëri një prezantim të mirë në sezonin e tij të parë në kampionatin kroat me Lokomotivën duke shënuar tetë gola. Për beratasin fati mund të rezervoj një tjetër lëvizje në limitet e merkatos, si ajo e sezonit të kaluar kur lëvizi nga Laçi drejt Lokomotivës së Zagrebit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re