Uzuni e ka nisur vitin e ri ashtu, si të vjetrin dhe menjëherë është deçiziv për skuadrën e tij, Lokomotivën e Zagrebit. Përpara tre ditësh në miqësoren e luajtur përballë skuadrës tjetër të Superligës kroate, Goricës ai shënoi golin e parë të sfidës. I mjaftuan vetëm shtatë minuta beratasit për të gjetur rrjetën edhe pse në fund ndeshja u mbyll në barazim.

Ndërsa sot një tjetër takim miqësor për Lokomotivën kundra çekëve të Znojmo dhe Uzuni është sërish protagonist edhe pse nuk shënon. Pjesa e parë mbyllet me fitoren surprizuese të modestëve çek por në të dytën vjen përmbysja e kroatëve.

Por ajo që bie në sy është se pak orë para fillimit të miqësores Uzuni postoj në instagramin e tij një foto të fanellës së Lokomotivës me numrin 7 dhe emrin e Myrto Uzunit. Kështu në pjesën e dytë të sezonit pritet që Uzuni të mbaj veshur pikërisht fanellën me numër 7 tek Lokomotiva, numrin e idhullit të tij, Kristiano Ronaldos./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re