Tashmë është një zakon, luan Lokomotiva e Zagrebit dhe shënon Myrto Uzuni edhe pse këtë herë nuk e ka ndihmuar dot skuadrën të fitoj. Në ndeshjen e luajtur mes Hajdukut dhe Lokomotivës ishin plot katër futbollist shqiptar në fushë nga dy për secilën skuadër. Për vendasit ishin Ismajli dhe Tahiraj ndërsa për miqtë nga Zagrebi beratasi Uzuni dhe sulmuesi i Kosovës, Kastrati.

Por jo vetëm në fushë por edhe protagonist pasi mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Ismajli hap serinë e golave në fundin e pjesës së parë.

Por me nisjen e fraksionit të dytë është pikërisht i zakonshmi i kryeqytetasve, Uzuni që shënon duke barazuar shifrat. Ndërsa më pas është Caktas që vulos fitoren për Hajduk Split dhe Ismajli e Tahiri festojnë përballë Uzunit e Kastratit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re