Valbona Sako është Kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit e cila në një rrëfim ekskluziv për emisionin e pasdites në Vizion Plus na ka rrefyer se si e ka pritur bashkëshorti dhe vajzat e saj vendimi për të kandiduar për Kryetare Bashkie.

“Bashkeshorti im është një person që ka punuar gjithmonë në sipërmarrje private sepse i tillë ka qënë. Marrëdhënia me shtetin ja ka lënë gjysmës tjetër të familjes e cila jam unë që fatmirësisht punoj prej 25 vitesh në administratë publike. Nuk është se e priti mirë. Për hir të së vërtetës nuk kishte dëshirë, jo që nuk do që të bëjë karrierë unë por për shkak të impenjimit dhe duke më njohur si natyrë e quante një barrë shumë të madhe për mua.  Ishte një vendim që më takonte mua por me mbeshtetjen e tij. Fëmijët duke pasur një moshë të rritur 24 dhe 17 vjec, u bënë pjesë e vendimit tim ishin ato që dominuan në vendim”-  deklaroi Valbona. 

Valbona dhe bashkëshorti i saj kanë 25 vite të martuar. Ajo ka ndarë me shikuesit edhe momentin se si janë njohur bashkë , si një mblesëri nga motra e bashkëshortit të saj Kryebashkiakja e kujton me nostalgji momentin e dasmës të cilën e pershkruan si një moment tepër të bukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re