Këngëtarja e shquar Vaçe Zela është rikthyer përgjithmonë në vendlindjen e saj, në qendër të qytetit të Lushnjës. Qytetarët, të rinjtë, nxënësit e kanë mirëpritur vendosjen e një shtatoreje kushtuar këngëtares, që shfaqet në një nga momentet e saj më të bukura, kur këndonte me kitarë “Moj e bukur Arbëri”.

 

Vendosja e shtatores së punuar nga skulptori Arben Bajo, u përshëndet nga zërat e motrave Libohova, Irmës dhe Erandës, nga Sidri Bejlerit, Orgesa Zaimi, Klint Çollaku, Dario Zela, Elida Gjermeni, Valbona Hekurani, Nikoleta Allkanjari, Gëzim Xhaxhai. Kjo përkon me festimet që po organizohen me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Në emër të familjarëve, ndër të cilët ishte i pranishëm edhe vëllai Hysni Zela, përshëndeti vajza e këngëtares,  Irma Rodiqi.

 

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Vendosja e skulpturës është bërë një ditë përpara 100-vjetorit të ngjarjes historike të kongresit të këtij qyteti.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re