Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane.

Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.

Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.

Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.

Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes.

PËRMBAJTJA:

Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

VLERAT TERAPEUTIKE

  1. Forcon sistemin imunitar.
  2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.
  3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
  4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
  5. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
  6. Redukton kolesterolin në gjak.
  1. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
  2. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
  3. Forcon zemrën
  4. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
  5. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
  6. Stabilizon sheqerin në gjak.
  7. Lufton alergjitë.
  1. Rigjeneron lëkurën.
  2. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
  3. Pengojnë gjakderdhjen.

Redukton peshën.

  1. Shkrin yndyrat në gjak.
  2. Është antioksidant.
  3. Është antitumoral.
  4. Lufton infeksionet.
  5. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.

KUJDES!

Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm.  Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë irritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:

  1. Fëmijet nën moshën 12 vjec rekomandohet të perdorin gjysmën e dozës së të rriturve.
  2. Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjeç.
  3. Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale. Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.

 

PËRDORIMET:

PËR REDUKTIMIN E PESHËS

Në një gotë ku keni shtrydhur 3 kokrra limoni, shtoni 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja  rekomandohet te konsumohet tri herë në ditë 30 minuta para buke. Kjo kurë realizon rënien në peshë jo më pak se 3 kg në muaj pa ndonjë dietë suplementare.

PËR SHËNDETIN E LËKURËS, FLOKËVE DHE BUKURINË

Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.

Vlerat Terapeutike:

  1. Rigjeneron lëkurën.
  2. Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.
  3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
  4. Kuron alergjitë.
  5. Është zbutës i lëkurës.
  6. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
  7. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
  8. Është ushqyes për flokët.

PËR RRATHËT DHE QESKAT POSHTË SYVE

Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.

PËR RËNIEN E FLOKËVE DHE THINJAT E PARAKOHSHME

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen në këtë gjendje për rreth 15 minuta. Lahen flokët me sapun të farës së zezë dhe më pas masazhohet skalpi i kokës me vajin e farës së zezë.

Kjo terapi përsëritet 3-4 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë mjaft të mira dhe të dukshme.

MASKË FYTYRE

Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.

  1. Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.
  2. Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).

KUJDESI NDAJ FLOKUT

Flokët lyhen 4 ditë në javë me vajin e farave të zeza. Ato bëhen më të fortë, më të trashë dhe rriten shpejt. Ky vaj u jep flokëve shkëlqim, butësi, rezistencë dhe u heq elektrizimin.

PËR IRRITIMET E LËKURËS

Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun.Thajeni dhe fërkojeni me vajin e farës së zezë. Lëreni kështu nga mbasditja deri në mëngjesin tjetër.

PËRDORIMET E TJERA TERAPEUTIKE:

  1. PËR  HERNIEN DISKALE, DHIMBJET E MESIT DHE DHIMBJET E SHTYLLËS KURRIZORE
  • Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh mesit dhe shtyllës kurrizore. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve. Efektet e saj janë të shpejta – brenda 4 ditësh.
  • Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farave të zeza.

 

  1. PËR ZGJERIMIN E ENËVE TË GJAKUT DHE ÇRREGULLIMEVE TË ZEMRËS

Një lugë kafe me vaj të farës së zezë e përzieni me ndonjë pije të nxehtë (qumësht, çajra, etj.) dhe konsumohet çdo mëngjes esëll. Kjo përzierje do të japë rezultate mjaft të mira për zgjerimin e enëve të gjakut dhe problemeve me zemrën, si aritminë, etj.

  1. PËR KOLESTEROLIN NË GJAK

15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja konsumohet çdo ditë, deri në reduktimin e kolesterolit.

 

  1. PËR HIPERTENSIONIN
  • Në një gotë me lëng limoni të shtrydhur shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Në një pije të nxehtë (çaj, qumësht, etj.), shtohen 4-5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe pihet një lugë kafe në ditë. Eshtë e rekomandueshme që kura të shoqërohet me ngrënien esëll (përtypjen ose gëlltitjen me ujë) të dy thelpinjve hudhrash për rritjen e efektivitetit.

 

Kurat vazhdojnë deri në stabilizimin e tensionit të gjakut.

  1. PËR FORCIMIN E ZEMRËS

Në një xhezve kafe me ujë shtohet 4 pika lëng hudhre, 5 pika vaji të farës së zezë dhe një majë luge kafe piper të zi të bluar. Xhezven e vendosim mbi zjarr të lehtë, derisa të ziejë. Pas zierjes, përbërja pihet rregullisht dy herë në ditë pas buke (në mëngjes dhe mbrëmje).

  1. PËR DIABETIN
  • Në një gotë me lëng qitroje të shtrydhur, shtohen 3 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet çdo ditë nga një gotë.
  • 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet edhe hidhet një lugë gjelle me mjaltë. Mbasi përzihet mirë, pihet për çdo ditë, duke u shoqëruar me një gotë çaj pelini. Kjo dozë gjithashtu, rekomandohet te përdoret për diabetikët sa herë që kanë rritje të sheqerit në gjak.
  1. PËR DHIMBJET E KOKËS DHE MARRAMENDJEN
  • Lyeni kokën me fajin e farave të zeza dhe i bëni masazh të lehtë për disa minuta. Nëse dhimbja e kokës është e lokalizuar, lyerja dhe masazhi duhet të përqëndrohen pikërisht aty. Pas disa masazhesh, rezultatet do të jenë të shpejta dhe te dukshme.
  • Në një filxhan me kos hedhim 5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet dy herë në ditë.
  • Në filxhan kafe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe 10 pika me vaj të farës së zezë. Përbërja merret nëpërmjet hundës nga dy pika tri herë në ditë.
  1. PËR MIGRENËN

Lyhet pjesa e kokës në të cilën ndjeni dhimbje me vajin e farave të zeza dhe masazhohet lehtë deri sa lëkura ta thithë plotësisht. Përveç kësaj, 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, në një filxhan me ujë të ngrohtë shtoni një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, pijeni.

Kura e mësipërme rekomandohet deri sa dhimbjet e migrenës të largohen.

  1. PËR DOBËSINË TRUPORE DHE LODHJEN E MENJËHERSHME DHE TË PAJUSTIFIKUAR
  • Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur shtohet 1 lugë kafe me vajin e farës së zezë. Kjo përbërje pihet për 10 ditë rresht pas buke në mëngjes. Ndryshimi pas kësaj kure do të jetë i konsiderueshëm.
  • Në një filxhan me ujë të vakur shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
  1. PËR PAGJUMËSINË

Një filxhani me qumësht të vakët dhe mjaltë i shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet rreth 30 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.

  1. PËR EKZEMAT DHE LINË E LËKURËS

Rekomandohet masazhi i lëkurës në vendin e egzemës (ose lisë) me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet lehtë lëkura  e sëmurë deri sa vaji të thithet plotësisht. Gjithashtu, përveç kësaj, rekomandohet pirja e mjaltit me vajin e farës së zezë. Në një filxhan kafe përzihen dy lugë mjaltë me  10 pika vaj të farës së zezë. Përbërja pihet disa herë gjatë ditës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re