Vaji i ullirit i kombinuar me spec djegës të kuq janë një përzierje e shkëlqyer për shëndetin tuaj.

Falë këtij kombinimi ju mund të kuroni një sërë problemesh të cilat lidhen me reumatizmēn, shtyllën kurrizore, deformimet e kockave etj.

Vaj i specave djegës rrit qarkullimin e gjakut,ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit metabolizmin si dhe ndikon ndjeshëm në proçesin rigjenerues të epidermës së lëkurës.

Si t’a përgatisim:
Marrim:
-10 speca djegës
-2 gota vaj ulliri

Metoda e përgatitjes:
-Pastrojini dhe lajini mirë specat djegës. I prisni imët me thikë ose grijini në blender.
-Përzierjen hidheni në një enë qelqi rreth 1litër dhe më pas shtoni vajin e ullirit.
-Lëreni përzierjen në një vend të errët për 1 javê.

Më pas pêrzierjen mund ta lini në frigorifer dhe ta përdorni si mjekim, sidomos për fërkimin e lëkurës me probleme.

-Herën e parë, masazhoni zonat e lëkurës me vaj, disa herë në ditë, në varësi të vendndodhjes së dhimbjes: krahëve, qafës, shpinës.
-Pas aplikimit të vajit, do të ndjeni paksa djegie në lëkurë, por gjithçka është e durueshme.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re