Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të vajit të ullirit, që mund t’ju motivojnë ta përfshini më shumë në dietën tuaj ushqimore, shkruan .

Më poshtë janë disa prej tyre:

-Lehtëson dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe ose muskuj. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit vuajnë më pak dhimbje gjatë jetës së tyre se ata që nuk e konsumojnë.

-Ju ndihmon të humbisni peshë

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përmban yndyra të shëndetshme që mund të stimulojnë rënien në peshë. Megjithatë, duhet të konsumohet në sasi të moderuar pasi mund të ketë efekt laksativ.

-Parandalon problemet me kujtesën

Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit mund të shtyjë ose parandalojë probleme me kujtesën të lidhura me sëmundje mendore si alcajmeri.

-Parandalon kancerin

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e përfshijnë vajin e ullirit në dietën e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri (lexo këtu). Ky efekt i rëndësishëm mund të lidhet për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, që është yndyra kryesore e gjetur në këtë ushqim. Për më tepër, vaji i ullirit përmban antioksidues, flavonoide, polifenolë etj, që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sidomos atë të gjirit.

-Lufton diabetin

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se “dieta mesdhetare”, që përfshin edhe vajin e ullirit, na mbron edhe nga diabeti i tipit 2 (lexo këtu).

Kjo sepse vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës.

-Forcon sistemin imunitar

Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm për shëndetin, duke qenë se është përgjegjës për luftimin e viruseve, baktereve dhe mikroorganizmave që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Vaji i ullirit është i pasur në antioksidues dhe vlera të tjera ushqyese që mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të mbrojnë trupin nga sëmundje të ndryshme.

-Ul tensionin e gjakut

Vetëm tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë mund t’ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut. Sipas studimeve të ndryshme, yndyrat e shëndetshme të vajit të ullirit mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të tensionit të gjakut diastolik dhe sistolik.

-Kontrollon kolesterolin

Vaji i ullirit është gjithashtu i mirë për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Yndyrat e pangopura rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, stimulojnë eliminimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë sëmundjet kardiake, të gjitha këto në të njëjtën kohë.

-Pastron dhe hidraton fytyrën

Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë. Ja si mund të përgatisni një maskë me vaj ulliri dhe kripë për pastrimin e fytyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re