Dy vajza fare të vogla, që kanë marrë përsipër të bëjnë një bamirësi të madhe në këtë muaj të Ramazanit.

Hazika (Haziqah), 11 vjeçe me të motrën 6 vjeçare (Kadixha) Khadeejah, shpresojnë të mbledhin në donacione e bamirësi një shumë prej 30 mijë paundësh. Paratë që do të mblidhen gjatë muajit të Ramazanit do të shkojnë për bamirësi, për të ndihmuar nevojtarët në Pakistan, një ndër vendet më të prekura nga varfëria ekstreme.

Vitin e kaluar dy motrat nisën një fushatë në Angli e arritën të mbledhin në donacioni një shumë prej afro 100 mijë paundësh. Sivjet është hera e tretë që këto vajza të vogla bëjnë thirrje për të ndihmuar nevojtarët.

Babai i vajzave tregoi për median e huaj se është shumë krenar e njëkohësisht i habitur nga vullneti i të bijave për të ndihmuar të varfrit e njerëzit në nevojë.

“Vajza e madhe gatoi kek dhe e shiti atë në universitetin e Birmingamit për të bledhur fonde. Ata kanë inkurajuar komunitetin që të japin për nevojtarët, madje edhe duke bërë disa video të shkurtra. Unë vetë jam i surprizuar, veçanërisht kur shoh vajzën e vogël dhe motivimin e saj për të ndihmuar”-tregoi babai për median.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re