Leonisi është veçse 11 muajsh. As një vit nuk ka që ka ardhur në këtë botë, por sytë e tij nuk shohin. Ai ka nevojë për një ndërhyrje në mënyrë që t’i kthehet shikimi.

Por gjendja financiare e familjes së Leonisit, është e dobët. Prindërit e 5 fëmijëve janë të rënduar ekonomikisht, pa të ardhura dhe e kanë të pamundur të paguajnë paratë për ndërhyrjen që i duhet djalit të tyre.

Oligerta, veçse 11 vjeçe, iu drejtua për ndihmë “Fondacionit Firdeus”, me shpresën se fondacioni do ta shërojë vëllain e saj 11 muajsh.

Elvisi e Fatma Naçi shkuan personalisht për të takuar familjen në Librazhd, me lajmin se Fondacioni “Firdeus” do të marrë përsipër kryerjen e ndërhyrjes për Leonisin.

Këtë të enjte, Elvis Naçi lajmëroi se Leonisi i vogël ka hyrë në operim. Me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë, lutemi që vogëlushi të mund të shohë për herë të parë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re