Kompania e drejtuar nga vajza e legjendarit Bruce Lee është duke paditur zinxhirin kinez të ushqimit të shpejtë për përdorimin e fotografisë së babait të saj pa leje.

Ajo po kërkon më shumë se 26 milion euro dëme, sipas The Paper.

Bruce Lee Enterprises me qendër në Kaliforni ngriti një proces gjyqësor kundër zinxhirit Real Kungfu në Shanghai, duke kërkuar që të ndalojë përdorimin e figurës së Bruce Lee, e gjithashtu të paguajë rreth 11,000 dollarë në tarifa ligjore, tha agjensia.

Real Kungfu u themelua në vitin 1990 dhe është i pranishëm në 57 qytete kineze. Të enjten, kjo kompani tha se ishte ngatërruar nga padia pasi e kishte përdorur foton e Bruce Lee për 15 vjet, me idenë se ishte aprovuar nga autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re