Ata janë 4 anëtarë në familje dhe 3 prej tyre janë këngëtarë. Bëhet fjalë për Familjen Hoxha, ku babai Fatmiri ka mundur ti trashëgojë pasionin për muzikën edhe performancat duke u bërë një treshe fantastike që dhurojnë spektakël në dasma dhe evente të ndryshme.

 

Në një dasëm ata kanë surprizuar vajzën e një dëshmori, duke krijuar një këngë enkas për të. Video prekëse u bë virale në rrjete sociale, ndërsa këngëtarët kanë marrë pëlqimin e shumë dëgjuesve.

 

Me zërin e tyre kanë prekur nusen dhe familjen e saj, në një ditë të veçantë, ku mungonte kryefamiljari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re