Një herë, një vajzë e re po ngiste një makinë së bashku me të atin. Vetëm pas disa kilometrash filloi një stuhi.

Vajza e pyeti babanë e saj: “Çfarë duhet të bëj baba?”

Babai u përgjigj: “Vazhdo t’i japësh makinës…”

Vetëm pas disa metrash ajo pa se makina të tjera filluan të tërhiqeshin mënjanë pasi stuhia po përkeqësohej.

Vajza u frikësua pak dhe përsëri pyeti babanë: “A duhet të tërhiqem edhe unë?”

Babai u përgjigj: “Jo. Vazhdo të ngasësh…”

Pas disa metrash ajo pa se shumica e makinave po tërhiqeshin.

Duke parë këtë, ajo ngadalësoi makinën e saj dhe i tha babait të saj, “Baba.. Unë mendoj se duhet të tërhiqem tani pasi nuk mund të shoh qartë përpara për shkak të pluhurit të reve. Stuhia është e tmerrshme dhe të gjithë po tërhiqen.”

Babai i saj përsëri u përgjigj: “Vazhdo të ngasësh.”

Ndërsa ajo ngiste, stuhia dukej më e tmerrshme. Për të bëhej gjithnjë e më e vështirë të shihte dhe të shkonte përpara. Ajo ndjeu sikur duhej të ndalonte makinën dhe të tërhiqej në një vend të sigurt, por ajo vazhdoi të udhëtonte përmes stuhisë pasi babai i saj i tha të vazhdonte të voziste.

Ajo vazhdoi të ngiste makinën edhe gjatë stuhisë. Së shpejti mundi të shihte pak më qartë dhe më mirë se më parë. Pas disa kilometrash ajo ishte jashtë stuhisë në një tokë të thatë.

Babai tha: “E dashur.. tani mund të ndalosh…”

Vajza u përgjigj: “Por pse tani?? Jemi jashtë stuhisë..”

Babai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Kur të dalësh, mund të shikosh të gjithë ata njerëz që u dorëzuan dhe ende po përpiqen për shkak të stuhisë. ”

Morali:

Nëse dorëzoheni në vështirësi do te mbeteni gjithmonë në vështirësi.

Përballimi i stresit mendor në kohë të vështira në jetë është çelësi i suksesit. Gjatë kohëve të vështira edhe njerëzit e fortë heqin dorë, por nëse vazhdoni të ecni përpara dhe nuk dorëzoheni, do të jeni në gjendje të kapërceni pengesat dhe kohët e vështira do të mbarojnë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re