Riola Hamzaj, vajza e këngëtares Remzie Osmani ka ndjekur gjurmët e së ëmës duke bërë debutimin e parë në tregun muzikor me këngën

 

“Ndjenjë”. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ajo rrëfeu gjithçka jo vetëm mbi projektin e ri por edhe këshillat që e ëma i ka dhënë.

 

“Suporti nga larg ka qënë gjithmonë por frika e mamit ka qënë se mos nuk e përballoj dot ose nuk kam për të dalë mirë por gjithmonë më ka suportuar edhe pse ka frikë se mos lëndohem në botën e estradës”, rrefeu Riola për “Vizioni i Pasdites”

 

Ndër të tjera vajza e këngëtares së njohur u ndal edhe tek historia e dashurisë me të fejuarin e saj, teksa u kthye pas në kohë dhe zbuloi edhe momentin kur prindërit e saj u takuan me Besian Bytyqin.

 

“Pas disa kohësh doja ta prezantoja me familjen sepse më është dukur më e arsyeshme, mami ka qenë shumë e lumtur e ka pritur Besianin shumë mirë dhe mua më ka shijuar më shumë kjo gjë. Babi në fillim e ka pas më të veshtirë sic janë babat për vajzat por tani I kanë marredhëniet shumë të mira”, rrefeu këngëtarja ditën e sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re