Viktoria, vajza e vogël e Aurela dhe Lulzim Bashës feston ditën e sotme 10-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e kryedemokratit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga festa për përvjetorin e lindjes së të bijës.
Mbi foto ajo ka bashkangjitur edhe një urim. “Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan Aurela Basha. Çifti janë prindër të dy vajzave, Viktorias dhe Dafinës.
Në këte ditë speciale për familjen e kreut të opozitës, Basha nuk ka harruar të ftojë dhe miqtë e tij hollandes, dhe sigurisht as kunatin Erion Isufi. Siç shihet dhe nga fotot, ata po drekojnë në një ambient të njohur pranë zonës së Tegut, të zbukuruar për festën, ku nuk mungon as emri i vajzës Viktoria.


