Faxweb.al dhe Fax News paraditen e sotme transmetoi një ngjarje shumë të rëndë tek Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku të dëshpëruara, të pashpresa, dhe të revoltuara, dy motra  të cilat kanë ardhur me urgjencë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në këtë institucion shëndetësor.

Në një prononcim për Fax News, ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.

Më tej njëra nga motrat ka hedhur akuza të rënda, kur tha se kërkojnë para, ndërsa shton se as nuk u jepet prinndërve ilaç për temperaturën dhe se mjekët shijojnë kafene në lokalet rreth spitalit.

Burime bëjnë me dije se tek “Shefqet Ndroqi”, janë mbi 200 pacientë të shtruar me Covid-19, ndërsa familjarët e pacientëve kanë pafundësisht ankesa. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsionin me infermierët, ai thotë për “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

Në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit. “Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, kushton 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro, nuk e dimë nëse do të përdoret vetëm për prindërit tonë, nuk kemi garanci, nuk kemi fare besim. Ju çojmë ushqime, nuk dhe nuk i ushqejnë. Nuk marrin vitaminat e duhura. I paguajmë, çdo infermiere 50 mijë lekë, dig, dig, dig…”, thonë dy familjarët.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme. Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

https://streamable.com/1lo9of

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re