Në spektaklin “Dance with me”, Gent Zenelaj i cili është pjesë e jurisë tregoi se vajzae tij 4 vjeçare ankohet gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se kthehet vonë në shtëpi prandaj ai, pas përfundimit të njërës prej performancave, Genti i dërgoi një mesazh vajzës së tij Arias.

Zenelaj i premtoi se këtë mbrëmje kur të kthehet në shtëpi do i lexojë një përrallë dhe i tha se është akoma në punë.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”, tha Genti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re