“Ai djalë është një hero pa më të voglin dyshim. Ishe një grup me njerëz aty. Ata po filmonin me celularë, ndërsa ai djalë bëri diçka.”

Këto janë fjalët e një babai, i cili sot e ka të bijën gjallë falë ndërhyrjes heroike të një 17 vjeçari, i quajtur Anthony. Adoleshenti ishte në kohën e vendin e duhur dhe mundi t’i shpëojë jetën një 18 vjeçareje e cila ra së bashku me makinën në det e rrezikoi mbytjen.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në New York (SHBA), ndërsa media lokale përcolli në video momentin kur makina bie në ujë e pak më tutje, 17 vjeçari hidhet në det për të shpëtuar 18 vjeçaren e mbetur e bllokuar në automjet.

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe pashë që shumë njerëz po vraponin afër molit.”-tregoi 17 vjeçari.

Me të mbërritur atje, adoleshenti dëgjoi thirrjet e klithmat për ndihmë të vajzës, e cila kishte mbetur në makinë. Askush nuk po ndihmonte.

“Kjo më bëri të hidhem në ujë, ajo vajzë po godiste xhamin e derën për t’u munduar të dalë nga makina. Të vdesës prej mbytjes është një ndër frikërat e mia më të mëdha, e s’mund ta imagjinoja dot ta shihja të ndodhte para syve të mi ajo gjë. U hodha në ujë.”-shpjegoi më pas Anthony.

I riu mundi të hyjë në makinë përmes derës së pasme dhe i shpëtoi jetën 18 vjeçares. I ati i kësaj të fundit e takoi 17 vjeçarin dhe i shprehur falenderimet përmes një përqafimi domethënës e fjalëve që vinin nga zemra.

“Vajza ime është gjallë vetëm falë tij. Një makinë mund të zëvendësohet, ashtu si sendet e tjera. Por vajza ime? Ajo është e pazëvendësueshme.”-tha babai i 18 vjeçares

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re