Kreu i qeverise, Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Real Story” i kërkoi ndjesë Sokol Ballës duke thënë se duhet të largohej pak më herët nga studio sepse kishte një ditëlindje në familje. “Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë m’i fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.

Familja e kryeministrit ka festuar mbrëmë ditëlindjen e Reas por janë treguar hermetikë për festën.

E vetmja që ka postuar ishte vajza e ditëlindjes e cila ndau me ndjekësit në Instagram një foto me numrin 30 dhe një tjetër foto ku shfaqeshin dy karrige në natyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re