Një rast i trishtë vjen nga Durrësi ku një nënë Bukuroshe Dushku po rrit e vetme dy fëmijët e saj, pasi prej 7 vitesh është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Arsyet e ndarjes ishin dhuna që i ushtronte ish-bashkëshorti alkooli dhe gjendja e vështirë ekonomike. Jo vetëm kaq por asaj i duhet të rrisë e vetme djalin dhe vajzën, të cilët janë aksidentuar dhe gruaja tashmë përballet edhe me vështirësi të tjera. Fëmijët vuajnë nga dhimbjet fizike ndërsa nëna apelon për ndihmë.

Ajo tregon ndër të tjera se e kanë ndihmuar vetëm familjarët e saj teksa thotë se vajza për shkak të aksidentit rrezikon të humbasë shikimin.

Ajo ka treguar edhe kalvarin e vuajtjeve ndër vite duke mos pasur asnjë ndihmë. Ndërkohë bën apel që të ndihmojnë pasi vajza e saj ka humbur 75 % të shikimit dhe duhet ti nënshtrohet një operacioni, por ajo vetë nuk ka mundësi ekonomike.

Pyetje- Kur kanë filluar problemet tuaja familjare? Ju jeni e divorcuar? Cilat ishin shkaqet?

Gruaja- Unë kam 7 vite e divorcuar. Fëmijet i kam në kudjestari. Goca në klasë të 7, djali në klasën 5 por me mundësitë e mia i kam çuar e marrë me sa kam mundësi. Kam halle të tjera.

Pyetje- Ju jeni dhunuar?

Gruaja- Ka qenë e vazhdueshme, kanë qenë shtysë njerëzit e ish-bashkëshortit, alkooli, papunesia, gjendja ekonomike.

Pyetje- Nuk flisni dot se ndiheni keq? Ju keni bërë edhe një prononcim?

Gruaja- Kam bërë në një gazetë dhe aty erdhën pretendime nga njerëzit e tij, komshinjtë dhe vazhdojnë prap. Kam frik kur coj fëmijët, shkojnë hallat, xhaxhallarët. I ofronte lëkë gocës. Kam njoftuar policinë, kam marrë gocën e kemi ik në polici.

Pyetje- Për sa kohë s’ju ka paguar pensionin ushqimor?

Gruaja- Është rast i përsëritur. 1 mil e 700 mijë te vjetra si ka hedhur ato.

Pyetje- Sipas gjykatës sa duhet të paguajë ish-bashkëshorti për fëmijët?

Gruaja- Për djalin 50 mijë se vuan nga azma, për gocën 20 mijë lekë në muaj. Un jam sëmurë, herë me punë e pa punë

Pyetje- A jeni trajtuar me ndihmë ekonomike?

Gruaja- Para katër viteve dhe atë ma kanë prerë se plotësoja kushtet Kam ndërruar shumë shtëpi se ishin me lageshtire .

Pyetje- Të dy fëmijët janë aksidentuar, si ndodhi?

Gruaja- Vajzën ma ka goditur makina në shkollë më 15 prill në 2021. Aty e kanë goditur kur ka vajtur për të marrë fletoren. Kur është kthyer nuk ka pas makina, ka kaluar krah shkolle e kalon makina dhe e hedh. Goca vuan nga shikimi, me qafore 6 muaj. E kanë cuar për vizitë (përlotet)…. Gocës i ka ikur shikimi 75 %, i kam marrë syze me lekë borx. Më kanë thënë për ta operuar por nuk kam lekët.

Pyetje- Të njohurit ju japin borxhe?

Gruaja- Jo nuk na japin. Ndihmën ekonomike na e kanë prerë. Vetëm msueset në shkollë na kanë ndihmuar

Pyetje- Po me djalin çfarë ndodhi?

Gruaja- Djali e ka goditur makina më tetor 2021, te vijat e bardha, ishte me bicikletë për dore. Vjen makina dhe e godet. I qepën buzën në spital. Ka qenë situatë e vështirë se djali vuan edhe nga zemra. Tani ka probleme me ecjen.

Gazetarja- Apeli juaj

Gruaja- Ju lutem të gjithëve të më ndihmojnë për vajzën dhe djalin. Sidomos pr vajzën se i ka humbr 75 % e shikimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re