Anaid Kaloti ishte i ftuar në ‘E diell”, ku teksa po bisedonin në studio, Fjoralba Ponari përmendi një nga deklaratat e tij disa kohë më parë, tek thotë se, “e bija është e bija e një marrëdhënie pa dashuri”, duke qenë se ai nuk është më bashkë me nënën e vajzës.

Kësaj deklarate Anaidi u përgjigj se është tjetërsuar nga portalet dhe se ai ka thënë që nuk e mohoj që është vajza e tij dhe kam deklaruar, thotë Anaidi mënyrën se si ajo ka ardhur në jetë. Ndërsa i pyetur nga Ervin Kurti se çfarë marrëdhënie ka me mamanë e Kleas (vajzës), Anaidi tha se flasin dhe takohen.

Fjoralba Ponari: Skándalet mediatike, ti mbahesh për lajme skándaloze në median rozë. Një ka qenë, vajza ime është produkt i një marrëdhënie pa dashuri.

Anaid Kaloti: Nuk është skándaloze, pse.

Fjoralba Ponari: Për vajzën tënde që do të rritet nesër dhe do ta lexojë. Një formë më e zbutur do të ishte më mirë.

Anaid Kaloti: Unë jam shpreh më ndryshe. Unë kam thënë që nuk e mohoj dot kurrë sepse është vajza ime. Kam treguar si ka ardhur në jetë, si pasojë e çfarë marrëdhënie. Besoj se ajo do të ndihet shumë mirë sepse është pajtuar me këtë ide.

Ervin Kurti: Je pajtuar me mamanë e vajzës

Anaid Kaloti: Nuk kam qenë ndonjëherë i zënë.

Ervin Kurti: Takoheni më shpesh sepse takoni Klean.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re