Khorry Ramey, 19 vjeçe, i kërkoi gjykatës që ta lejojë atë të shikojë ekzekutimin e babait të saj Kevin Johnson, 37 vjeç, i cili është planifikuar të ekzekutohet më 29 nëntor për vrasjen e një oficeri policie 17 vjet më parë, raporton Sky NeWs.

Johnson, i cili ka qenë në burg që kur vajza e tij ishte 2 vjeçe, kërkoi që Khorry të merrte pjesë në ekzekutim dhe më pas ajo tha se donte të ishte atje. Ligji i shtetit të Misurit ndalon personat nën moshën 21 vjeç të marrin pjesë në një ekzekutim, prandaj në këtë histori u përfshi Unioni Amerikan i Lirive Civile, i cili paraqiti një kërkesë urgjente në një gjykatë në Kansas City, duke pretenduar se ligji nuk i shërben sigurisë dhe shkel të drejtat kushtetuese.

“Nëse babai do vdiste në spital, unë do ulesha pranë shtratit të tij dhe t’i mbaja dorën. Do lutesha për të derisa të vdiste dhe të isha mbështetja e tij. Mendoj se është një pjesë e domosdoshme e procesit tim të pikëllimit, ai është më i person i rëndësishëm në jetën time”, tha Khorry.

Të dy kanë mundur të ndërtojnë një marrëdhënie përmes vizitave, telefonatave, e-maile-ve dhe letrave, dhe muajin e kaluar Johnson takoi nipin e saj, të cilin Khorry e solli në burg për të takuar gjyshin e tij. Ndërkohë, avokatët e Johnson paraqitën një apel duke kërkuar pezullimin e ekzekutimit.

Avokatët nuk e kundërshtojnë fajin e tij, por argumentojnë se racizmi luajti një rol në kërkimin e dënimit me vdekje. Johnson është me ngjyrë, ndërsa viktima e tij ishte i bardhë. Ata gjithashtu argumentuan se ai kishte një histori të sëmundjes mendore dhe se duhet të merret parasysh se ai ishte 19 vjeç në kohën e krimit.

Në vitin 2005, Gjykata e Lartë ndaloi ekzekutimin e kriminelëve që ishin nën 18 vjeç në kohën e krimit. Prokuroria e shtetit njoftoi javën e kaluar se nuk ka bazë për ndërhyrje gjyqësore.

Si përfundoi në burg

William McEntee, një baba i martuar i tre fëmijëve, u dërgua me disa oficerë policie në shtëpinë e Johnson më 5 maj 2005, për të dhënë një urdhër arresti për një shkelje të supozuar të provës. Vëllai 12-vjeçar i Johnson kishte një defekt të lindur në zemër dhe kur oficerët mbërritën, ai u rrëzua dhe pati një konvulsion. Ai vdiq më vonë në spital.

Kur polici u kthye në lagje për të hetuar raportet për fishekzjarrë që nuk kishin lidhje me rastin e mëparshëm, Johnson e qëlloi disa herë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re