Motër e vëlla ishin dy fëmijet e mitur që rrezikuan të mbyteshin sot në mëngjes në lumin Gjanica që pershkon qytetin e Fierit.

Personi i cili u erdhi në ndihmë dhe i shpëtoi, i cili ishte një kalimtar i rastit, ka treguar për mediat momentet kur fëmijët kishin rënë në lumë dhe po kërkonin ndihmë.

“Unë isha dalë xhiro e në një moment i pashë ku po kacavirreshin tek kangjellat.

Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma e i solli në pjesën përpara.

Aty e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba i nxorra jashtë. Vajza ishte zëre e vdekur, kurse djali rezistoi pak më tepër.

Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, tregoi djali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re