Duhej të ishte një ditë pushimi për të dhe familjen, por e shtuna rezultoi të ishtë dita e fundit e jetës për babain e dy vajzave.

Vajzat binjake, 11 vjeçe, kishin hyrë në det për t’u larë në plazhin e Forcatella-s (Bari) të Italisë fqinje. Siç raportuan mediat vendase, në plazh nisi papritur një erë e fortë dhe deti filloi të dallgëzohej. Në atë kohë binjaket ndodheshin në det. Ishin dallgët që po ia bënin të pamundur daljen në breg.

Sapo babai i dy vajzave i pa të bijat në vështirësi, u hodh menjëherë në det. 47 vjeçari arriti tek vajza dhe mundi t’i shpëtojë nga deti, tashmë i mbushur në dallgë.

Por gjendja e tij u përkeqësua. Me gjasë, për shkak të sforcimit, 47 vjeçari kolapsoi fill pasi nxorri jashtë rrezikut të bijat.

Shumë pushues të tjerë shkuan në ndihmë të tij dhe e larguan nga bregu. Veçse nuk kishte gjë më për të bërë për babain e dy vajzave. 47 vjeçari nuk merrte më frymë.

Siç raportuan mediat italiane, babai i binjakeve me gjasë kishte pësuar një goditje në zemër, një dyshim i cili pritet të konfirmohet zyrtarisht pas hetimit të ekspertëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re