Meta:

Nuk është ankuar ndonjë gazetare se është prekur me dorë nga Ilir Meta, përkundrazi ju e dini sesa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë më të gjitha ju, ju e dini se kush bën presion ndaj gazetarëve, se bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyrat e propagandës.

Kemi qenë shumë bashkëpunues, dhe sigurisht që mund të kemi vend për përmirësime në sjelljen me vajzat, gratë dhe nënat. Por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet si është sjellë me to, është qesharake, dhe bëhet për të spostuar vëmendjen nga plani për të vënë dorë mbi zgjedhjet.

Unë e kam thënë dhe e përsëris se kjo histori do të marrë fund, nuk ka sondazh të blerë, që mund të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re