Daja i Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 4-rt në Kamëz pas shtantazheve të Altin Çokut me një foto intime, ka deklaruar se mbesa e tij është vrarë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se duhet vendosur drejtësi për vdekjen e Sibelës duke shtuar se pamjet filmike të një kamere sigurie në vendngjarje duhet të hapen dhe hetohen.

“Ligji shqiptar të vendosë drejtësi. Unë kam qenë duke punuar në Gjermani dhe jemi të ngarkuar këtu me punë, nuk kemi shumë kohë. Fillimisht kam marrë vesh se ka vdekur. Vajza nuk është hedhur, vajzën e kanë hedhur. Se në çfarë mënyre e kanë hedhur, ta zbardhin organet kompetente.

Mesa mora vesh se ka qenë edhe një kamera në vendngjarje, e ajo kamera duhet të hapet, që të hetohet më mirë. Nuk besoj se ka vetëvrasje, sepse nuk besoj se Sibela do të linte një fëmijë 2 vjeç.

Unë nuk dua që emri i mbesës sime të jepet sipas interesave të mediave. Ajo është vetëm një engjëll që iku dhe la një tjetër engjëll tjetër në këtë botë. Ky është mesazhi im. Kjo që i ndodhi sot mbesës sime, uroj që mos t’i ndodhë asnjë nëne në Shqipëri e në shqiptari”, deklaroi daja i Sibela Abedinit.

LEXONI EDHE: “Ish-gruaja ime ka pasur lidhje me Altin Çokun”- Babai i Sibela Abedinit akuza të rënda: Ka gisht në vrasjen e vajzës sime! Të merret në pyetje!

 

Ai u përball edhe me ish-kunatin e tij, babain e Sibela Abedinit i cili akuzoi ish-gruan, Danielën se kishte grisht në vdekjen e së bijës.

Debati mes babait dhe dajës së Sibela Abedinit:

Babai i Sibelës: Pse vajza shkonte në Kosovë?

Daja i Sibelës: Ti je divorcuar, kush je ti që jep urdhra ndaj motrës sime?

Babai i Sibelës: Fajin e ka nëna.

Daja i Sibelës: Faji nis tek ty.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re