Skip to content

“Vajzës i thashë, të mbroj unë” 71 vjeçari me profesion zooteknik, shkon në gjykatë si avokat

Screenshot 87 3

Kur e bija u hoq nga puna pa të drejtë, ky 71 vjeçar mori përsipër që ta mbrojë në gjyq vajzën, për të kërkuar të drejtën e saj ligjore.

Pa çka se Ramazani nuk zotëron ndonjë diplomë juristi e kurrë nuk ka punuar si avokat, sërish ka marrë përsipër që në gjyq të shkojë si i tillë, si avokati i të bijës.

Screenshot 84 3

“Sot kam gjyqin e vajzës, përvoja ime ndonëse s’jam avokat është nga përvoja e jetës se më kanë larguar shpesh nga puna”, u shpreh Doci në intervistë për Tch.

I moshuari nga Dibra shkoi në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë për të mbrojtur të bijën me një prokurë përfaqësimi.

Screenshot 86 3

“I thashë vajzës do të përfaqësoj unë, ja sot kam përfaqësimin. Punëdhënësit gabojnë nga inati dhe aty shkelin kodin’, u shpreh Ramazani.

71 vjeçari nuk e ka përvojë të parë përballjen me heqjet e padrejta nga puna. Vetë ai e provoi mbi kurriz largimin nga puna në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë nisi të mbrohet vetë.

“E përvetësova kodin, fitova gjyqin, pastaj më hoqi ndërmarrja tjetër, prapë e fitova gjyqin dhe pastaj hapa gjyqe se s’më jepnin paratë. Nga 17 gjyqe kam humbur vetëm një, të pensionit dhe atë e kam në apel”, u shpreh Doci.