Kandidati për në Gjykatën Kushtetuese Altin Binaj ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni i Ligjeve. Në fjalën e tij Binaj theksoi se Gjykata vepron mbi bazë të qëllimit për të konsoliduar ligjet dhe sipas tij ka ende vend për të bërë përmirësime në këtë drejtim.

Gjithashtu kandidati Binaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të rrisë transparencën e vendimeve të saj, ndërkohë që ofroi përvojën e tij për t’i dhënë zgjidhje çështjeve “stok”, që janë krijuar si pasojë e mosfunksionimit të Kushtetueses për një kohë të gjatë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re