Studimi i realizuar nga instituti i shëndetit publik në vendin tonë ka faktuar se personat që janë vaksinuar kundër covid-19 së fundmi kanë mbrojtje 80%. Për këtë arsye ata apelojnë që të behën dozat përforcuese, pasi të sëmurët kronik mund të rrezikojnë edhe jetën.

Poliklinikat në të gjithë vendin vijojnë të aplikojnë vakasinat kundër gripit dhe covid 19. Por ajo që vërehet është se ndërsa vaksina e gripit po aplikohet masivisht, ajo e covid thuajse po refuzohet. Shefja e epidemiologjisë ne Institutin e shëndetit Publik, Silva bino, bën apel për aplikimin e vaksinës kudër Covid, pasi studimet flasin se ata që e realizojnë atë janë të mbrotjur.

Bino thotë se se pavarësisht numrit të dozave të vaksinës të aplikuara, nëse koha e injektimin është e largët, nuk kemi mbrojtje.

“Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë”, tha Bino.

Në këto kushte, si eskpertët e shëndetësisë shqiptare ashtu edhe ata në botë, rekomandojnë injektimin e vaksinave kundër Covid dhe gripit, të injektohen në të njëtën kohë.

 

Burimi: https://euronews.al/vaksina-anti-covid-ofron-80-mbrojtje-bino-kush-rrezikojne-me-shume-nga-virusi/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re