Vaksinën që parandalon kancerin e qafës së mitrës mund ta kryejnë falas në qendrat shëndetësore duke filluar nga viti i ardhshëm edhe vajzat nga 14 deri në 18 vjeçe.

Përgjegjësja e Sektorit të Vaksinimit Rovena Daja tregon se Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar të zgjerojë fashën e përfituesve të dozave kundër human papiloma virus.

Mjekët tregojnë rëndësinë e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Në mars tek 13 vjeçaret ajo do të aplikohet  në një kohë me  vaksinën tjetër të kalendarit, atë të difteri tetanozit.

Doza kundër virusit Papiloma Human u fut në kalendarin kombëtar të vaksinimit për vajzat  13 vjeçe nëntorin e vitit të shkuar.  Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 tumoret më të përhapura në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re