Jetët e njerëzve do të vazhdojnë të preken në “të ardhmen e paparashikueshme, ka paralajmëruar kryeministri britanik Boris Johnson ditën e sotme. Sipas tij, vaksina kundër virusit mund të mos gjendet kurrë.
Në një raport me 50 faqe ku shpjegohen mënyrat sesi do të lehtësohen masat shtrënguese të vendit, Johnson shprehet se e vetmja shpresë afatgjatë që vendi të kthehet në një situatë që i ngjan normales, është një zbulim i madh mjekësor kundër Covid-19.
Në të gjithë botën po zhvillohet një “garë” për zhvillimin e një vaksinë apo trajtimi specifik për koronavirusin që deri më tani ka marrë të paktën 284,736 jetë njerëzish në të gjithë botën.
Në një plan të botuar këtë pasdite, Johnson ju drejtua njerëzve: Është e qartë se e vetmja zgjidhje e mundshme afatgjatë qëndron në një vaksinë ose trajtim të bazuar në ilaçe … por ndërsa shpresojmë për një gjetje të madhe mjekësore, shpresa nuk është një plan.
Një vaksinë e prodhuar në masë apo trajtim për Covid-19 mund të jetë më shumë se 1 vit larg. Në fakt, në skenarin më të keq, mund të mos gjejmë kurrë një vaksinë.”