Fushata e vaksinimit masiv të popullsisë tashmë ka hyre në një fazë të re.

Skuadrat e vaksinuesve trokasin në çdo derë, për të bindur edhe qytetarët skeptikë. Ministrja Ogerta Manastirliu ishte sot në Portëz të Fierit, ku ndoqi nga afër vaksinimin e disa prej banorëve, ndërsa tha se ky proces ka nevojë për përfshirjen e të gjithëve.

OGERTA MANASTIRLIUMINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Është e rëndësishme trokitja derë më derë, të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet që të vaksinohen dhe plani ynë i cili tashmë kalon në këtë fazë të re, ku bashkë me të gjithë personelin shëndetësor, përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, përfshihen administratorë të njësive administrative, përfshihen kryepleqtë, përfshihen ata që kanë kontakte direkte me komunitetin, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij proces

Njësitë e lëvizshme po shtohen çdo ditë për të qenë në çdo zonë te vendit.

Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar dhe ti tregojë shembullin dhe nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata të cilët vaksinohen dhe patjetër duke shumëfishuar përpjekjet tona dhe përpjekjet tona sikurse po e tregojnë janë në të gjithë vendin me personel të dedikuar për njësitë e terrenit, të cilët janë duke vaksinuar derë më derë nëpërmjet njësive të lëvizshme

Intensifikimi i fushatës vjen në kuadër të muajit të hapur të vaksinimit, i cili pritet ndër të tjera të përfshijë moshat 18 deri në 30 vjeç, për të marrë dozat e injeksioneve Anticovid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re