Marrëveshja me kompaninë farmaceutike “Pfizer” për dozat e vaksinave që pritet të mbërrijnë deri në dhjetor në Shqipëri ka bashkuar mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, të cilët kanë dhënë miratimin e tyre me konsensues për këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje mori sot në Kuvend 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë 14 deputetë kanë munguar në seancë gjatë votimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re