Vaksinat anti-koronavirus që po zhvillohen në Kinë mund të jenë gati për t’u lëshuar që nga nëntori, tha një zyrtar i lidhur me Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kina ka katër vaksina kundër infeksionit COVID-19 në fazën e fundit të një prove klinike. Të paktën tre prej tyre u janë ofruar tashmë shërbimeve më të ekspozuara.

Faza e tretë po shkon normalisht dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun në nëntor dhe dhjetor, tha ekspertja kryesore i biosigurisë e CDC, Guizhen Wu në një intervistë me televizionin shtetëror.

Wu, e cila tha se nuk kishte provuar ndonjë simptomë anormale në muajt e fundit pas marrjes së vaksinës eksperimentale në prill, nuk specifikoi se cila ishte vaksina.

Departamenti i gjigantit farmaceutik shtetëror të Grupit Kombëtar Farmaceutik Kinez (Sinopharm) dhe Sinovac Biotech po zhvillojnë tre vaksina si pjesë e programit shtetëror.

Vaksina e katërt kundër infeksionit COVID-19 është duke u zhvilluar nga CanSino Biologics, dhe përdorimi i saj në ushtrinë kineze u miratua në qershor.

Sinopharm tha në korrik se vaksina e tij mund të ishte gati për përdorim publik deri në fund të vitit pasi të përfundonte një provë të fazës tre.

Prodhuesit botërorë po garojnë për të zhvilluar vaksina efektive kundër virusit, i cili ka vrarë më shumë se 930,000 njerëz. Prodhuesit kryesorë të ilaçeve perëndimore premtuan në fillim të këtij muaji se do t’i përmbahen standardeve të kërkimit shkencor dhe do të refuzojnë çdo presion politik për të shpejtuar procesin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re