Presidenti ganez Nana Akufo-Addo të hënën u bë personi i parë në botë që mori një vaksinë kundër COVIDA-19 nga programi COVAX, një iniciativë globale për të ndihmuar vendet e varfra duke i furnizuar me vaksina.

COVAX u themelua si një inisiativë e përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca e Vaksinave (GAVI) në mënyrë që vendet e pazhvilluara dhe vendet në tranzicion të mund të marrin vaksinat. Ata nuk kanë mundësi të mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshje blerjeje me prodhuesit e vaksinave, kështu që janë në një pozitë shumë më të pafavorshme në këtë nevojë botërore.

Akufo-Addo, presidenti 76-vjeçar i vendit të Afrikës Perëndimore, në të cilin mbërriti dorëzimi i parë i vaksinave nga programi COVAX, mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot.

“Eshtë shumë e rëndësishme të jepni një shembull dhe të tregoni se kjo vaksinë është e sigurt, në mënyrë që të gjithë në Gana të vendosin të vaksinohen pa ndonjë frikë,” tha kreu i shtetit.

COVAX ka lidhur marrëveshje me prodhuesit për dy miliardë doza në 2021 dhe mundësinë e blerjes së miliarda dozave të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re