Rreth 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të  vaksinave. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasur pasoja nga vaksinat.

 

Sipas avokatëve janë ngritur të paktën 185 padi civile  për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër COVID-19, ku 50 nga keto raste janë ngritur kundër  4 prodhuesve kryesor BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

 

Gjyqi i parë pritet të nis më 28 prill ,ku paditësja është një grua e cila pretendon se ka patur dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër COVID-19. Një zyrë ligjore  nga Düseldorfi thotë se ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Ato rezultuan me 135 aktakuza, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto janë ngritur  50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se nuk vërtetoheshin dot.

 

Prodhuesja BioNTec shpjegoi se  po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. “Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar lidhjen me vaksinën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re